Lajme
Zviceranët kanë kaluar 23.6% më shumë kilometra për person, me tren
Por numri total i kilometrave të përshkuara në periudhën e përmendur ishte ende 4,9 për qind nën nivelin e periudhës së para-koronës, të vitit 2019
Trafiku i pasagjerëve në hekurudhat e Zvicrës është rritur ndjeshëm në tremujorin e katërt të vitit 2022, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, numri total i kilometrave të përshkuara në periudhën e përmendur ishte ende 4,9 për qind nën nivelin e periudhës së para-koronës, të vitit 2019.
Bëhet fjalë për gjithsej 5.2 miliardë kilometra të përshkuara me tren nga pasagjerët gjatë gjithë vitit 2022.
Por krahasuar me tremujorin e fundit të një viti më parë, megjithatë, janë shënuar 23,6 për qind më shumë kilometra të kaluara, shkruan srf.ch.
Sidoqoftë, rritja e shpresuar nuk është realizuar, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Litra, shërbimi informativ për transportin publik dhe shoqata e transportit publik.
Në transportin e mallrave, performanca e trafikut ka ngecur në nivele të larta, përcjell albinfo.ch. Një rënie mund të vërehet në tunelin Simplon, ndërsa trafiku tranzit në Gotthard është i qëndrueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë