Shkurt.ch

Zviceranët japin 26 miliardë franga për „të ngrënë jashtë”

Sipas "Gastrosuisse", trendi për ushqim të shpejtë dhe me çmim të lirë është forcuar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar

Hotelet, baret dhe restorantet zvicerane janë strehë e dëshiruar për mijëra zviceranë që përtojnë të sorollaten nëpër kuzhinat e tyre. Dhe kjo strehë vitin e kaluar u ka kushtuar atyre plot 26 miliardë franga. Ose, tre milionë më shumë se një vit më parë. Kështu thuhet në një njoftim të shoqatës  për hotelieri dhe restorante “Gastrosuisse”.

Sipas “Gastrosuisse”, trendi për ushqim të shpejtë dhe me çmim të lirë është forcuar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Kjo, në veçanti ka të bëjë me më të rinjtë. Nga ana tjetër, në restorantet klasike ka një rënie të vogël të qarkullimit.

Menyja e konsumuar më së shpeshti në restorantet zvicerane ka qenë mish, pommes dhe sallatë.