Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore Komuniteti shqiptar, u bashkua për të festuar 15-vjetorin e Bibliotekës “Pestalozzi”, nën drejtimin e Suela Jorgaqi....
-
Fëmijët e shkollave shqipe në Nju Jork presin Vjosa Osmanin
-
Gjermani: Humb jetën 25-vjeçari nga Kosova
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vs Gjeneva: Cila konsiderohet një pagë e mirë për punëtorët e huaj? Dy qytetet më të mëdha të Zvicrës janë shtëpia e disa prej punëve më të paguara...
-
Kantoni zviceran Zug voton për më shumë transparencë politike
-
Zviceranët i thonë qartë jo reformës së BVG dhe nismës së biodiversitetit
-
Lista e kantoneve që refuzuan reformën pensionale
-
Shumica e kantoneve i thonë ‘Jo’ reformës së Sigurimit të Pensioneve Profesionale