Shkurt.ch
Zviceranët i besojnë shumë qeverisë së tyre
Vetëm suedezët e duan edhe më shumë se zviceranët qeverinë e tyre. 56% janë shprehur shumë të kënaqur ose relativisht të kënaqur
Sondazhi “European Trusted Brands 2012” i zhvilluar nga magazina “Reader Digest” ka sjellë rezultatet që e nxjerrin qeverinë e Zvicrës si njërën ndër më të besueshmet në Evropë, për popullatën e vet. Ky sondazh është realizuar në 15 ende të Evropës gjatë shtatorit dhe tetorit 2011. Janë pyetur 27467 veta, prej të cilëve 1506 në Zvicër.
54 për qind të të pyeturve janë shprehur se kanë besim të madh ose relativisht të madh në qeverinë federale. Kjo shifër tregon se besimi është rritur për 5% krahasuar me një vit më parë. Por jo vetëm kaq: Përqindja 54% është më shumë se dyfishi i mesatares së kënaqësisë së qytetarëve evropianë me qeveritë e tyre. Kjo mesatare është 22%.
Vetëm suedezët e duan edhe më shumë se zviceranët qeverinë e tyre. 56% janë shprehur shumë të kënaqur ose relativisht të kënaqur me qeverinë suedeze.
Besimin e qytetarëve, bazuar në sondazhin e përmendur, e gëzojnë edhe nëpunësit shtetërorë. Në përqindje, kjo besueshmëri është rritur nga 37 në 45% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkaq, bankat kanë pësuar humbje besimi për 7 për qind. Po ashtu edhe BE-ja gëzon 5 për qind më pak besim te qytetarët e anketuar të Zvicrës, krahasuar me vitin e kaluar.
Bazuar në këtë sondazh, zviceranët bartin një rekord interesant: vetëm 14 për qind të tyre i besojnë Bashkimit Evropian. Mesatarja e besimit në 15 vendet ku është realizuar sondazhi ka qenë 30%.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës