Sport
Zviceranët frikësohen nga terrorizmi
Në fillim një xhiro me barkë në liqenin e Gjenevës dhe më pas fluturim nga aeroporti drejt një destinacioni ku shpresojnë të qëndrojnë sa më gjatë.
Futbollistët e kombëtares zvicerane fluturuan drejt Francës për Evropianin 2016 që starton më 10 qershor, por në opinionet e protagonistëve të formacionit helvetik, u dallua frika për atentate potenciale terroriste, grevën që ka pushtuar Francën dhe kaosin për shkak të emigrantëve, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi kosovar Shani Tarashaj ishte mes futbollistëve kryesorë që shfaqën këtë shqetësim për mediat zvicerane. 21-vjeçari që është në pronësi të skuadrës së Everton, largoi vëmendjen nga fusha për ta zhvendosur tek masat e sigurisë që po merren në vendin transalpin.
Michael Lang, Roman Burki e shumë të tjerë fokusuan gjithashtu çështjen e sigurisë dhe sulmeve terroriste, aq shumë aktuale në muajt e fundit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel