Shkurt.ch

Zviceranët e varfër

Më të rrezikuarit nga varfëria kanë qenë familjet me njërin prind, ku kjo përqindje është ngjitur në 22.6%.

Varësisht nga përkufizimi i asaj që quajmë varfëri, në Zvicër nga varfëria rrezikohen çdo i shtati ose çdo i trembëdhjeti person. Si njeri i kërcënuar nga varfëria, në Zvicër konsiderohet personi që jeton i vetëm dhe që merr të ardhura më të ulëta se 2400 franga.

Po kështu, në rastet kur një familje me dy prindërit dhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeçare fiton gjithsej 5000 franga në muaj, ajo mund të konsiderohet se jeton në prag të varfërisë.

Në vitin 2010, 5.8 për qind e popullatës zvicerane ka qenë e goditur nga skamja. Më të rrezikuarit nga varfëria kanë qenë familjet me njërin prind, ku kjo përqindje është ngjitur në 22.6%.

Ndërsa e kundërta është me çiftet e pensionistëve të pa fëmijë. Te kjo kategori kemi vetëm 1.5 për qind raste të rrezikimit nga varfëria.