Shkurt.ch

Zviceranët e rrëmbyer janë ende gjallë

Çifti zviceran është rrëmbyer më 1 korrik në verilindje të provincës Baluchistan, në afërsi të kufirit me Afganistanin

Çifti zviceran, i rrëmbyer në fillim të muajit në Pakistan sipas të gjitha gjasave është gjallë. Kështu ka deklaruar përgjegjësi për provincën Loralai, i qeverisë së Pakistanit. Sipas tij, të gjitha indikacionet flasin në të mirë të kësaj.

“Ne do të kishim dëgjuar tashmë sikur ata të ishin vrarë”, ka thënë ai për një gazetë lokale.

Ndërkaq, që nga koha e rrëmbimit, vazhdon të spekulohet si rreth identitetit ose përkatësisë politike të rrëmbyesve ashtu edhe rreth vendit ku ndodhen pengjet. Zyrtari i përmendur pakistanez nuk beson se rrëmbyesit janë talibanët radikalë islamikë.

Çifti zviceran është rrëmbyer më 1 korrik në verilindje të provincës Baluchistan, në afërsi të kufirit me Afganistanin.