Lajme

Zviceranët do të votojnë për sigurimin e furnizimit me barna të vendit

Zvicra prej disa vjetësh po përballet me mungesën e medikamenteve; aktualisht, rreth 1000 ilaçe të ndryshme janë në mungesë.

Për të trajtuar këtë problem në një çështje të qëndrueshme, një komision i përbërë nga mjekë dhe farmacistë ka mbledhur mbi 131,000 nënshkrime (duhen 100,000), duke u mundësuar atyre që të nisin një referendum për këtë çështje.

Nisma kërkon krijimin e bazës së nevojshme ligjore për të parandaluar mungesat e ardhshme të barnave thelbësore.

Kjo do të kërkonte, ndër të tjera, “forcimin e industrisë farmaceutike në Zvicër, si dhe krijimin e zinxhirëve të besueshëm të furnizimit nga vendet e huaja”, tha komiteti.

Data e votimit nuk është caktuar ende.