Zhvillim
Zviceranët, 240 milionë euro investim në energjinë e erës
Projekti zviceran do të realizohet brenda tri vitesh dhe do të kushtojë nga 210 deri në 240 milionë euro, që është investimi më i madh i huaj deri më tani në Kosovë
Kompania zvicerane “NEK Umwelttechnik AG Zurich” planifikon të investojë në Kosovë një shumë prej 240 milionë eurosh, në zhvillimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme. Kjo kompani planifikon t’i ndërtojë tri parqe për prodhimin e energjisë së pastër me turbinat e erës.
Christoph Kapp është shef ekzekutiv i kompanisë “NEK Umwelttechnik AG” nga Zvicra. Ai ka bërë plane që t’i ndërtojë turbinat e erës në tri lokacione të Kosovës, në Zatriq të komunës së Pejës, në Budakovë të komunës së Suharekës dhe në Qyqavicë të Vushtrrisë.
Ai i ka thënë RTK-së se projekti do të realizohet brenda tre vitesh dhe do të kushtojë nga 210 deri në 240 milionë euro, që është investimi më i madh i huaj deri më tani në Kosovë.
Kjo kompani, siç tha Kapp, ka ardhur në Kosovë në vitit 2008, për të parë mundësitë e zhvillimit të projekteve për përfitimin e energjisë nga era.
“Duke qenë se në Kosovë nuk ka pasur matje lidhur me të dhënat për zonat ku fryn era dhe fuqia e intensitetit të erës është më e madhe, kompania është dashur që në vende të caktuara të realizojë matjet e fuqisë së erës, të cilat kanë zgjatur më shumë se një vit”, tha ai.
Projekti për parkun e energjisë së erës në Zatriq, sipas tij, do të përbëhet nga 15 turbina, përkatësisht mullinj të erës që prodhojnë energji elektrike. Secila turbinë, siç tha Kapp, do të prodhojë nga 3.0 megavat (MW) energji elektrike.
“Lartësia e turbinave do të jetë 100 m. Në total parku i turbinave të erës në Zatriq do të prodhojë 45 MW energji elektrike. Tashmë kemi parashtruar kërkesën tonë tek ERO (Energy Regulatory Office) në Prishtinë për fillimin e punëve në Zatriq. Ndërkohë, projekti ka marrë licencën provizore”, tha ai
Po ashtu Kapp tha se edhe në Budakovë do të vendosën 16 turbinave, secila prej turbinave do të prodhojë 3.0 MW- energji elektrike që në total i bie 48 MW, ndërsa edhe për këtë projekt, përfaqësuesi zviceran tha se kanë marrë licencë të përkohshme nga autoriteti rregullues ERO.
Ndërsa vendi i tretë, sipas tij, të jetë Qyqavicës në Komunën e Vushtrrisë. “Ky projekt i tretë është në zhvillim e sipër dhe matjet e kryera tregojnë se është një vend shumë i përshtatshëm për ngritjen e një parku të tretë të energjisë së erës. Në Qyqavicë planifikojmë vendosjen e 17 turbinave nga 3.0 MW”, deklaroi Kapp.
I pyetur sa do të kushtojë këto projekte, Christoph Kapp tha se të tri projektet kushtojnë përafërsisht nga 210 deri në 240 milion euro.
“Kosova ka problem me furnizimin e energjisë elektrike dhe problemin tjetër është se 98 e energjisë përfitohet nga linjit në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, gjë që ndot ambientin jashtë standardeve evropiane. Kosova ka nevojë të përfitojë energji të pastër nga burime të ripërtërishme që nuk e ndotin ambientin”, tha Kapp.
Prodhimi zviceran, sipas tij, do ta pasurojë energjinë kosovare me 150 MW energji elektrike, të pastër që nuk do ta ndotë ambientin e Kosovës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?