Lajme

Zvicër: Zhvillohet roboti nënujor cili mund të zëvendësojë zhytësit

Shkencëtarët e kompanisë “spinoff” Tethys Robotics të universitetit ETH Zurich, kanë zhvilluar një robot nëujor i cili mund të përdoret në situata të cilat janë të vështira për zhytësit njerëzor.

Ky robot është një mjet autonom nënujor që është projektuar posaçërisht për përdorim në mjedise sfiduese dhe të rrezikshme si kanalet dhe lumenjtë e turbullt. Kur teknikat konvencionale të kërkimit dhe shpëtimit dështojnë, roboti Tethys është aty për të marrë kontrollin.

Roboti Tethys ka një bateri me litium e cila mund të ndërohet, dhe që e lejon atë të funksionojë me një karikim të vetëm për katër orë, peshon 30 kg kur është në ujë, ka një shpejtësi maksimale prej 2 metrash në sekondë dhe ka një kabllo me fibra optike deri në 10 kilometra të gjatë.

Ai gjithashtu vjen me sensorë akustikë, kamera dhe algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale që e fuqizojnë atë të kërkojë në mënyrë autonome zona të mëdha nën ujë dhe të dallojë shpejt dhe me efikasitet objekte ose njerëz. Kjo do të thotë se mund të bëjë punën e zhytësve dhe ekipeve të shpëtimit në situatat më të rrezikshme.