Lajme
Zvicër: Vetëm 204 infektime dhe 7 viktima të reja me koronavirus në 24 orë
BAG ka konfirmuar numrin prej 1142 vdekjeve deri më tani, ose vetëm 7 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa nga e shtuna deri në të dielën, ishin regjistruar 24 vdekje të reja
Numri i personave të infektuar rishtas me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Zvicë dhe Lihtenshtajn ka shënuar rritjen më të vogël deri më tash. Gjithsej 204 infeksione të reja, të konfirmuara, ka regjistruar BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik) nga e diela deri në të hënën, shkruan srf.ch.
Të kujtojmë, nga e shtuna deri të dielën ishin regjistruar 336 raste të reja. Ndërsa në kulmin e krizës, numri i infektimeve të reja kalonte edhe mbi 100.
Me këtë rritje tani në Zvicër numërohen gjithsej 27.944 raste të prekura nga Covid-19, transmeton albinfo.ch. BAG ka konfirmuar numrin prej 1142 vdekjeve deri më tani, ose vetëm 7 më shumë se një ditë më parë. Ndërsa nga e shtuna deri në të dielën, ishin regjistruar 24 vdekje të reja, që po ashtu ishin më pak se gjysma e numrit të vdekjeve të shënuara një ditë para kësaj, shkruan albinfo.ch.
Sikurse zakonisht, ndryshojnë numrat e të vdekurve sipas platformës ndërkombëtare worldometter.info. Ajo jep një shifër prej 1406 të vdekurve, ose 13 më shumë se një ditë më parë. Po ashtu worldometters.info është e vetmja që jep edhe numrin e të shëruarve. Ai është 17800.
Sa i përket numri i të vdekurve në kantone, Vaudi vazhdon të ketë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, gjithsej 292, para Kantonit të Tiçinos me 281 dhe Gjenevës, me 193 (shënimet e të dielës), përcjell albinfgo.ch. Por, Kanton i i Gjenevës ka më së shumti raste të vdekjeve dhe infeksioneve në përpjestim me numrin e banorëve.
Të tjera informata aktuale rreth koronavirusit, në shumë gjuhë në Zvicër : www.bag.admin.ch/bag
Si të mbrohemi nga koronavirusi në gjuhën shqipe: bag-coronavirus.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar