Lajme
Zvicër: Vetëm 119 raste të reja me koronavirus
Numri i vdekjes nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit është rritur për 45 raste të reja
Numri i rasteve të reja të infektimit me koronavirus në Zvicër dhe Lihtenshtajn ka shënuar një ngadalësim tjetër të madh të rritjes. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të infektuar është rritur për vetëm 119 veta, duke arritur në numrin e gjithmbarshëm prej 28.63 të infektuarish, shkruan srf.ch
Këto janë shifrat që jep Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), duke u bazuar në të dhënat që ka marrë deri në mëngjesin e të martës nga laboratorët përkatës, transmeton albinfo.ch. Ky numër është dukshëm më i vogël se ai i regjistruar të hënën (dje), që ishte 204 dhe ishte po ashtu shumë më i vogël se ai i një dite më parë.
Kjo ulje e rritjes i referohej faktit se vinte pas fundjavës, kur, zakonisht bie shumë numri i testimeve. Por rënia e sërishme e shënuar sot, një ditë pasi ka kaluar fundjava, tregon më qartë për trendin në ulje të rasteve me koronavirus.
Ndërkaq, numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rritje më të madhe se një ditë më parë, përcjell albinfo.ch. Me 45 vdekje të reja, numri i viktimave të deritashme, sipas BAG ka arritur në 1187. Ndërsa sipas shifrave që japin kantonet, ky numër tashmë ka arritur në1445.
Deri më tani në Zvicër janë shëruar gjithsej 18600 persona të prekur nga koronavirusi, shkruan worldometers.info.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert