Shkurt.ch
Zvicër: Vazhdon për të shtatin vit me radhë trendi i rënies së kriminalitetit
Por, megjithatë, në disa segmente ka pasur rritje, si në kriminalitetin në mes të të rinjve. Në këtë pikë është shënuar rritje për herë të parë në shtatë vitet e fundit

Edhe gjatë vitit 2017 në Zvicër ka vazhduar trendi i uljes së numrit të delikteve që janë regjistruar. Ky trend ka filluar në vitin 2012, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, ndërsa vitin e kaluar, numri i veprave penale ka qenë për 6.1 për qind më i vogël se një vit më parë. Në këtë mënyrë është arritur shkalla më e ulët e kriminalitetit që nga viti 2009 kur është bërë revizioni në fushë të statistikave.
Por, megjithatë, në disa segmente ka pasur rritje, si në kriminalitetin në mes të të rinjve. Në këtë pikë është shënuar rritje për herë të parë në shtatë vitet e fundit, shkruan SDA. Bëhet fjalë për një shtim prej 8.3% në krahasim me një vit më parë të rasteve të këtij kriminaloiteti. Po ashtu gjatë vitit 2017 në Zvicër ka pasur një shtim të rasteve të dhunës dhe kërcënimit ndaj zyrtarëve policorë, transmeton albinfo.ch.
Një rënie është regjistruar në numrin e delikteve në lidhje me lëndët narkotike (3.8%) dhe në numrin e shkeljeve të ligjit për të huajt (9.1%).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë Bëhet fjalë për Amarildo Vllazeria, 27 vjeç, një shqiptar që do të betohej si këshilltar bashkiak...
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)