Shkurt.ch
Zvicër: vazhdon ndalesa për tejkalim nga e djathta
Po të hiqej ndalesa e tejkalimit nga e djathta, sipas qeverisë, gjendja në autostrada do të bëhej edhe më e rrezikshme se sa është
Qeveria e Zvicrës ka kundërshtuar një mocion të deputetit nacional nga SVP, Thomas Hurter, i cili kërkonte që në autostradat zvicerane të lejohet tejkalimi me makinë edhe nga ana e djathtë.
Po të hiqej ndalesa e tejkalimit nga e djathta, sipas përgjigjes që qeveria i ka dhënë mocionistit, gjendja në autostrada do të bëhej edhe më e rrezikshme se sa është.
Rrjedhimisht, kjo ndalesë bën që të zvogëlohet numri i aksidenteve, thuhet në qëndrimin e qeverisë.
Nga ana tjetër, Hurter, në mocionin e tij kishte argumentuar se, sikur të lejohej tejkalimi nga e djathta, komunikacioni do të rridhte më mirë dhe pa pengesa.
Sipas tij në SHBA, ku tejkalimi i tillë është i lejuar, nuk ndodhin më tepër aksidente nisur nga kjo bazë.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin