Shkurt.ch

Zvicër: Varfëria nuk ulet, përkundër konjunkturës së mirë!

Caritas vlerëson se në Zvicër janë në mes 700 mijë dhe 900 mijë persona që mund të konsiderohen të varfër

Organizata humanitare Caritas ka konstatuar se në Zvicër, përkundër konjunkturës së mirë ekonomike, nuk ka rënie të varfërisë.

Sipas kryetarit të Caritas-it, Hugo Fassel, fajtorë janë punëdhënësit, të cilët refuzojnë futjen e pagës minimale. Ata e arsyetojnë këtë duke thënë se të punësuarit të cilëve nuk u mjafton paga, mund të kalojnë në ndihma sociale, thotë Hassel.

Caritas vlerëson se në Zvicër janë në mes 700 mijë dhe 900 mijë persona që mund të konsiderohen të varfër. Këto shifra, sipas këtij vlerësimi, i ka vërtetuar edhe federata por ato janë relativuar nga anë të ndryshme.

Mirëpo, vazhdon Caritas, është e pakontestueshme shifra prej 260 mijë fëmijëve të goditur nga varfëria. Arsimimi i mangët është shkaktari kryesor ni varfërisë, porandaj Caritas propozon arsimim të detyrueshëm të nxënësve pas shkollës së rregullt.