Lajme

Zvicër: Turizmit do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar nga pandemia

Presidenti i organit kombëtar të marketingut ‘Zvicra Turizëm’ thotë se viti 2021 do të jetë edhe më keq se viti 2020, me 5% më pak qëndrim në hotele.

“Ky nuk është një lajm i mirë, sepse viti 2020 ishte viti më i keq në histori” për sektorin, i tha Martin Nydegger gazetës SonntagsZeitung, përcjell albinfo.ch.

Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar ranë me gati 50% në vitin 2020, tregojnë shifrat zyrtare.

“Jeta për turizmin zviceran do të jetë e vështirë për vitet që vijnë”, tha Nydegger, duke theksuar se ndërsa turizmi i kohës së lirë po rritet përsëri, udhëtimet e biznesit nuk ka të ngjarë të kthehen në nivelet parapandemike.

Ai parashikoi se do të ketë 10% më pak turistë të brendshëm këtë vit sesa vitin e kaluar. Por kjo mund të kompensohet nga më shumë mysafirë nga jashtë që vizitojnë Zvicrën. Vendi Alpin po regjistron afërsisht një rritje prej 15% të vizitorëve nga vendet fqinje këtë verë, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë dhe Belgjikën, përcjell tutje albinfo.ch.