Lajme
Të rinjtë e Bazelit do të marrin dhurata për durimin ndaj Covid-19
Dhurata të ndryshme do të shpërndahen për të rinjtë në Bazel
Të rinjtë nga mosha 12 deri në 20 vjeç në kantonin zviceran të Baselit do të marrin një dhuratë për të thënë falënderime që bënë ç’është e mundur në betejën pandemike, transmeton albinfo.ch.
Këshilltarja e Qytetit të Bazelit, Jenny Schweizer, kaloi një mocion të mërkurën për t’u dhënë dhurata të rinjve në shenjë mirënjohje për përpjekjet e tyre gjatë pandemisë dhe durimin që kanë pasur dhe po vazhdojnë ta kenë.
Mocioni kërkon që të gjithë njerëzit midis moshës 12 dhe 20 në kanton të marrin një “shenjë falënderimi”, brenda së cilave do të ketë gjëra të ndryshme solide, si kupon që mund të blejnë rroba me lirim të madh, bileta kinemaje, koncerte, ngjarje sportive dhe po ashtu do të merren në konsideratë edhe kërkesat e tyre se çfarë dëshirojnë.
“Tani është koha që të falënderojmë të rinjtë në kantonin tonë me një gjest të veçantë”, i tha Schweizer transmetuesit kombëtar zviceran SRF.
“Ata kanë treguar konsideratë për njerëzit më të prekshëm në shoqëri”, tha Schweizer.
Pothuajse të gjitha grupet politike në kanton mbështesin propozimin, raporton media zvicerane.
“Unë e mbështes shumë atë (si mënyrë) për të thënë faleminderit për kufizimet që janë vendosur për më shumë se një vit”, tha këshilltarja Michela Seggiani. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës