Lajme
Zvicër: Të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv janë të zënë
900 shtretër të kujdesit intensiv të certifikuar janë praktikisht të gjithë të zënë, ka thënë Stettbacher ndërsa 242 shtretër rezervë janë ende të lirë
Në më shumë se një të tretën e kantoneve, njësitë e kujdesit intensiv janë në kufijtë e kapaciteteve të tyre, shkruan srf.ch. Kështu ka deklaruar Andreas Stettbacher, delegat i Këshillit Federal për shërbimin e koordinuar mjekësor (KSD), të martën në shtëpinë federale të mediave në Bernë.
900 shtretër të kujdesit intensiv të certifikuar janë praktikisht të gjithë të zënë, ka thënë Stettbacher, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq 242 shtretër rezervë janë ende të lirë. “Këta shtretër rezervë mund të përdoren – dhe kjo rezervë, në rast nevoje, mund të zgjerohet përsëri në 1.400 shtretër.”
Rreth 60 për qind e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv janë pacientë me Covid 19. Dërgimi i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është ende në rritje. Pacientët nga rajonet më të prekura po transferohen gjithnjë e më shumë në rajone të tjera, përcjell albinfo.ch. Por, me rënien e numrit të rasteve, që është konstatuar ditëve të fundit, numri i shtrimeve në spital pritet do të ulet brenda rreth dy javëve që vijnë.
“Shërbimi i koordinuar mjekësor, shoqata e spitaleve H +, konferenca e drejtorëve shëndetësorë dhe Shoqata Zvicerane për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv përsëri u bëjnë thirrje kantoneve për të lëvizur pacientët në njësitë e kujdesit intensiv kur kapaciteti është mbi 80 për qind” u shpreh Stettbacher. Po ashtu, heqja dorë nga operimet jo urgjente mund të shtohet apaciteti i shtretërve
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër