Lajme
Zvicër: Gjithnjë më shumë divorce të rreme, për të marrë pensione të larta
Kursimet nga kjo mund të jenë të konsiderueshme: një divorc i rremë rrit pensionin mujor të një çifti deri në 1225 franga
Në Zvicër, zakonisht çiftet e martuara marrin pensione më të ulëta se çiftet e pamartuara. Por pensionistët e shkathët shmangin “dënimin martesor” përmes divorceve të rreme, transmeton albinfo.ch.
Sipas një avokati divorcesh nga Cyrihu, për çdo vit shtohet numri i çifteve që divorcohen, thjesht për të marrë një pension më të lartë AHV.
Pas divorcit, ata jetojnë së bashku si më parë. Kjo praktikë është e ligjshme. Ata nuk kanë nevojë as për të zënë një avokat për të realizuar një divorc zyrtar. Kostoja: 1500 franga.
Kursimet nga kjo mund të jenë të konsiderueshme: një divorc i rremë rrit pensionin mujor të një çifti deri në 1225 franga.
Statistikat tregojnë se divorci është më i zakonshëm në mesin e grave 64-vjeçare sesa mesatarja – një tregues që shumë çifte duan të shmangin dënimin e afërt të martesës.
Çdo vit, disa qindra çifte divorcohen për këtë arsye. Avokati i divorcit thotë se trendi është në rritje.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












