Tematike
Zvicër: Shteti këshillon qytetarët të vaksinohen kundër gripit
Gjatë Ditës Kombëtare t e vaksinimit kundër gripit (8 nëntor) të interesuarit mund të vaksinohen edhe spontanisht me një çmim paushall prej 30 frangash
Të gjithë ata të cilët gjatë dimrit që po vjen nuk duan të përfundojnë në shtrat si të sëmurë, duhet të bëjnë vaksinimin kundër gripit. Ky është një rekomandim që Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ua drejton qytetarëve të Zvicrës në një komunikatë për media, shkruan albinfo.ch.
Dita Kombëtare e Vaksinimit në Zvicër është 8 nëntori.
Sipas BAG, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, të porsalindurit dhe personat në moshën mbi 65 vjeçare por edhe familjarët e të gjitha këtyre kategorive si dhe personeli mjekësor dhe ndihmës ashtu si dhe të punësuarit në çerdhet e fëmijëve, duhet të vaksinohen.
Gripi ndonëse pesha e tij nënçmohet, jo gjithmonë është sëmundje e lehtë.
Në dimrin e kaluar, mjekët kanë regjistruar 210.000 vizita mjekësore të lidhura vetëm me gripin. Pastaj gripi mund të sjellë ndërlikime të tilla që e bëjnë të domosdoshëm qëndrimin në spital ndërsa në raste mund të çojë edhe në vdekje.
Edicioni i 16-të i Ditës Kombëtare të vaksinimit kundër gripit shënohet më 8 nëntor 2019, shkruan albinfo.ch. Kjo ditë aksioni është një iniciativë e përbashkët mes Kollegium für Hausarztmedizin (Kolegjiumi për mjekësinë familjare) Lidhjes së Mjekëve të Zvicrës (FMH) dhe Lidhjes së Farmacistëve të Zvicrës (pharmasisse).
Gjatë ditës në fjalë, (8 nëntor) personat e interesuar kanë mundësi që të vaksinohen edhe spontanisht me një çmim paushall prej 30 frangash.
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane Industria zvicerane e eksportit po përballet me sfida të mëdha si pasojë e tarifave të reja...
-
Si janë marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe BE-së?
-
Migros humb mijëra anëtarë
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër