Lajme

Zvicër: Shqetësime për brazilianët që kërkojnë pasaporta italiane

Partia Popullore Zvicerane po ngre shqetësimin se një kompani e vogël italiane po ua lehtëson jetën mijëra brazilianëve për të marrë një pasaportë italiane.

Një këshilltar kombëtar, Lorenzo Quadri, thotë se kjo do të thotë se këta emigrantë të rinj do të kenë të drejtën të jetojnë kudo brenda BE-së dhe Zvicrës.

Rreth 100 vjet më parë, rreth 1,3 milionë italianë emigruan në Brazil – kjo u jep shumë pasardhësve të drejtën për një pasaportë, transmeton albinfo.ch.

Por a po sheh Zvicra një fluks brazilianësh të saponacionalizuar?

Jo, thotë Bruno Arrigoni, i cili është kryetari i Bashkisë Chiasso në Ticino. Ai thotë se nuk ka parë asnjë brazilian që të hyjë.