Lajme
Zvicër: Rrjeti i bizneseve shqiptare organizon ‘Diaspora Busniness Connection’

Referuar një njoftimi nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ), më 21 tetor do ta mbajë eventin “Diaspora Busniness Connection”, përcjell albinfo.ch.
Ky event do të mbahet në Zvicër dhe ka për qëllim të njoftojë në mes vete sa më shumë ndërmarrës shqiptarë
“Ky event organizohet për ju që të keni një rast të shkëlqyer për t’u njohur me ndërmarrës të tjerë shqiptarë në Zvicër, nga fusha të ndryshme të biznesit”, ka njoftuar RRBDSHZ-ja.
FTESË
Eventi: Diaspora Business Connection
Organizohet nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ)
E SHTUNË, 21 TETOR 2023
18:00 – 21:00
Hilton Garden Inn Zurich Limmattal
Kreuzäckerstrasse 5, 8957 Spreitenbach
I nderuar Afarist/ E nderuara Afariste
Ju ftojmë të merrni pjesë në Eventin biznesor: “Diaspora Business Connection”
Ky event organizohet për ju, që të keni një rast të shkëlqyer për tu njohur me ndërrmarrës tjerë shqiptarë në Zvicër, nga fusha të ndryshme të biznesit.
Pjesëmarrja bëhet vetëm përmes ftesës, andaj ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mail adresës: info@rrbdsh.ch, deri me 18 tetor 2023.
Ju mirëpret Kryesia e RRBDSH-Z dhe shumë afaristë të tjerë të suksesshëm.
Mirësevini!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Tetor 2023
- Ora18:00
- LokacioniKreuzäckerstrasse 5, 8957 Spreitenbach
- Data e përfundimit8 Tetor 2023 - 21:00
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?