Lajme

Zvicër: Rritje e madhe e kërkesave për azil në shtator

Gjatë shtatorit, azil kanë kërkuar 2681 veta. Vendet më të rëndësishme të origjinës ishin Afganistani dhe Turqia

Numri i kërkesave për azil në Zvicër është rritur me 31 për qind, në 2681, në shtator krahasuar me gushtin. Vendet më të rëndësishme të origjinës ishin Afganistani dhe Turqia.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore, 2877 persona që janë larguar nga Ukraina kanë marrë statusin e mbrojtjes S.

Ndërkaq, krahasuar me shtatorin e vitit 2021, numri i kërkesave për azil është rritur me 1138, ka njoftuar të martën Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).

Më tutje, gjatë muajit në shqyrtim, SEM u ka refuzuar statusin e mbrojtjes S 83 personave nga Ukraina që kërkonin mbrojtje, sepse nuk i kishin përmbushur kriteret.

Në fund të shtatorit, 59,988 persona kishin statusin S.