Shkurt.ch

Zvicër: Rritet numri i grave që themelojnë biznese

Sipas një studimi, shkalla e bizneseve të reja të krijuara nga gratë shënon një rritje prej 1 për qind nga viti i kaluar.

Në mbyllje të gjysmës së parë të vitit 2012, rreth 28.000 persona janë regjistruar në Regjistrin Tregtar zviceran në një total prej 20. 019 ndërmarrjesh. Rezultatet e studimit të lëshuar të martën dhe të kryera nga kompania e informacionit ekonomik Dun & Bradstreet, tregojnë se 23.5% e themeluesve të kompanive të reja në Zvicër janë gra. Në vitin 2011, në të njëjtën kohë, shkalla e kompanive themeluese ishte 22.5%.

Nëse shikojmë më afër në sektorë të ndryshme, tekstili dhe veshja janë sektorët e vetme që përfshijnë një shumicë ku gratë udhëheqin. Më pas vijnë sektorët me tregti me pakicë, hotele dhe restorante, ku rreth një e treta e ndërmarrëseve janë femra.