Lajme
Zvicër: Rimëkëmbja ekonomike vonohet si rezultat i valës së dytë COVID-19
Ekonomia zvicerane do të tkurret këtë tremujor dhe do të rimëkëmbet më ngadalë sesa pritej më parë në 2021, përderisa kufizimet e reja për të ndaluar përhapjen e Covid-19 në Evropë dhe gjetkë po aplikohen.
Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike sheh që produkti i brendshëm bruto të zgjerohet 3.2% vitin e ardhshëm, më ngadalë se 4.2%, që ishte parashikuar më parë, duke thënë se situata është jashtëzakonisht e pasigurt dhe valët e mëtejshme të masave pandemike dhe kontrollit do të “rrisin probabilitetin e efekteve të raundit të dytë ekonomik siç janë shkurtimet në shkallë të gjerë të vendeve të punës dhe paaftësia paguese e korporatave”.
Rreziqet që lidhen me borxhin më të lartë të qeverisë dhe kompanisë gjithashtu do të rriten. Si shumë nga fqinjët e saj, Zvicra pësoi recesionin e saj më të thellë në dekada për shkak të Covid-19, me shpresat për një ringjallje ekonomike të mbështetur në shpërndarjen e vaksinave. Përpjekja e Zvicrës për të imunizuar publikun mund të fillojë në janar, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë