Bizneset
Restoranti zviceran “Buddha Lounge” falënderon mysafirët shqiptarë
Kujtimet janë ende të freskëta kur në media zvicerane raportohej se të rinjëve shqiptarë ju ndalohej hyrja apo nuk ishin të dëshiruar në bar-restorante ku kishte frekuentim të madh musafirësh. Sot kur jemi te gjenerata e dytë e shqiptarëve të Zvicrës, po ndodh e kundërta, ata janë të kërkuar e të respektuar.
Dihet se trendi i viteve të fundit të stilit oriental të tymosjes në shisha apo nargjile ka krijuar një shtrirje të gjerë të bar-lounge restorantësh në mbarë Zvicrën. Shumë gastronomë kanë bërë në këtë drejtim investime të mëdha në përshtatje të ambientit dhe kushteve për tymosjen e shishave. Por, askush nuk ia ka dalë më mirë se drejtuesit e Seerestaurantit, të njohur me emrin „Budha Lounge“.
Ky restorant shtrihet buzë liqenit Bodensee, në Rorschach, dhe ka një frekuentim të lartë të shqiptarëve të rinj, të cilët jane të rregullt dhe kalojnë kohën e tyre të lirë në këtë vend. Ata ndjehen mirë e të mirëpritur, por më mirë se ta, e më i lumtur është drejtuesi i këtij kompleksi të madh, Zeko Ok. Ai ka krijuar përvojën më të mirë me të rinjtë shqiptarë dhe falë edhe prezencës së tyre të regullt, ka marrë vitin e kaluar çmimin e bar-restorantit me të mirë në Zvicrën lindore, „Best of Swiss Gastro“. Për këtë drejtuesi i këtij kompleksi të madh falënderojnë publikisht mysafirët shqiptarë.
Ata që frekuentojnë këtë vend, fitojnë shpejt përshtypjen se një Zvicër e vogël multikulturore gjendet në çdo cep të 1500 vendeve të restorantit “Buddha Lounge”. Të rinj të nacionaliteve të ndryshme që flasin rrjedhshëm akcentin zviceran janë një përzierje e të rinjve zviceranë, shqiptarë, kroatëve, boshnjakë, portugezë, kurdë, turq e të tjerë që përbëjnë klientelën e njërit nga bar-restornatin më të njohur të tymosjes së nargjileve në Zvicër.
Me gjithë përzierjen multikulturore “Buddha Lounge” njihet më tepër si vendtakim i preferuar i të rinjve shqiptarë. Duke vërejtur prezencën e madhe të të rinjve nga Ballkani, drejtuesit e këtij kompleksi të madh kanë përshtatur shpejt ritmin e muzikës dhe shërbimit sipas klientelës që frekuenton këtë bastion të tymosjes në shisha.
Sot pas tetë vjetësh ky restorant konsiderohet si vendi më atraktiv i të rinjve, por edhe i yjeve të futbollit e muzikës rep. Kështu Xhaka e futbollistë të tjerë janë parë e fotografuar në këtë restorant. Yjet e rep-muzikës shqiptare si Noizy, Azet e Mozzik etj., janë mysafirë që frekuentojnë shpesh këtë vend që është kthyer në Mekën të rinjve e prominentëve shqiptarë.
“Ne kemi për çdo vikend rreth 4 mijë mysafirë dhe pa rezervime është pothuajse e pamundur të gjeshë një tavolinë të lirë”, thotë shefi i këtoj restoranti, Zeki Ok.
Ky restorant prestigjioz e me një hapësirë të gjerë prej qindra vendeve është vazhdimisht plot me të rinj shqiptarë që bëjnë për çdo javë me dhjetëra kilometra për të kaluar kohën e tyre të lirë. Parkingu i madh i këtij resorti është i mbushur me makina luksoze që krahas targave të St. Gallenit, shumë makina të tjera shihen me targa të Cyrihut, Baselit, Lucernit, por edhe Munihut e Stuttgartit.
“Deri sa nuk i kisha shqiptarët mysafirë siç i kam sot, restoranti im kishte një frekuentim normal. Tani po bëhen 8 vjet që drejtoj këtë restorant dhe ky është viti i 6-të që kur shqiptarët, krysisht të rinj janë klientët më të mirë që kam. Ata janë të rregullt, të disiplinuar dhe krijojnë një atmosferë të paimagjinueshme festive“, thotë më një dashuri ndaj tyre, pronari Ok.
Prezenca e lartë e tyre e ka gjallëruar atë aqë shumë sa që vetë shefi i këtij restoranti të njohur falënderon publikisht shqiptarët për prezencën e tyre.
„Nuk ka klientë më të mirë e më të dashur se shqiptarët. Ata më kanë dhënë mua shumë dhe unë dua t’i falënderoj e të shpreh respektin tim për popullin shqiptar“, shprehet Ok, i cili mbase nuk e ka dëgjuar thënien kroate për shqiptarët, por në sytë e tij mund të lexohet thënia kroate: “Po i pate miq shqiptarët, nuk ke nevojë për Zotin, nëse i ke armiq, as dreqi s’të ndihmon më“.
Seerestaurant, njihet si vend takimi më i preferuar i të rinjve aktulisht në Zvicrën lindore. Ky restorant gjigand me rreth 1500 vende është aq i frekunetuar sa që vikendve pa rezervim është shumë vështirë të gjeshë një tavolinë të lirë.
“Ne kemi një numër të madh mysafirësh që i kanë tavolina të tyre rregullisht të rezervuara për çdo fundjavë. Madje ne ato tavolina nuk i japim asnjëherë të lira, pasi që këta të rinj i kemi çdo javë këtu”, tregon drejtuesi kurd, Zeki OK, i cili suksesin ia falë të rinjve me prejardhje nga Ballkani, pa të cilët ky restorant nuk do të ishte ky qe është sot- me një gjallëri festive që mahnit me pamjen e muzgut kur dielli prek ujin dhe horizonti kthehet në një perlë përrallore.
Gastro-kompleksi “Siddhartha Buddha Lounge” është më i madhi në rajonin e liqenit Bodensee dhe në kohë të mirë vere, ka një kapacitet prej 1500 vendeve që ofrojnë me pije, koktej, aperitiv e ushqime peshku.
Të tjera nga Bizneset
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?