Lajme

Zvicër: Rënie e shkeljeve të rregullave të punës vitin e kaluar

Numri i rasteve të praktikave të paligjshme të punës u ul me rreth 15% mes 10,345 kompanive dhe 29,405 individëve të inspektuar në vitin 2020.

Numri i abuzimeve të rregullave të punës ka rënë vitin e kaluar, raportuan të mërkurën autoritetet zvicerane.

Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) tha se numri i rasteve të praktikave të paligjshme të punës u ul me rreth 15% mes 10,345 kompanive dhe 29,405 individëve të inspektuar në vitin 2020.

Sidoqoftë, SECO tha se pandemia Covid-19 nënkuptonte një pezullim të përkohshëm të disa prej aktiviteteve dhe kështu një reduktim të qartë të kontrolleve të bëra. Si rezultat, objektivi vjetor prej 35,000 inspektimesh të kompanive me bazë në të huaj që dërgonin punonjës në Zvicër nuk u përmbush.

Pak më shumë se 34,000 kompani dhe gati 133,00 njerëz u kontrolluan në vitin 2020 – kjo është 6% e punëdhënësve zviceranë dhe 30% e kompanive me bazë të huaj, sipas Seco, përcjell albinfo.ch.