Shkurt.ch

Zvicër, rasti i tretë i infektuar me EHEC

Është identifikuar edhe rasti i tretë në Zvicër, i infektuar me virusin EHEC (E-coli). Ashtu si edhe në dy rastet e mëparshme, të vërtetuara, bëhet fjalë për një person të infektuar gjatë qëndrimit në Gjermani, ka njoftuar Zyra Federale për Shëndetësi (BAG).

Që të tre të infaktuarit me këtë nëntip të ri të virusit janë në një gjendje stabile të shëndetësore, pa komplikime të theksuara.

Deri më tash në Evropë kanë vdekur 18 persona si pasojë e infektimit me EHEC. Prej tyre vetëm në Gjermani kanë vdekur 16 persona.