Lajme
Zvicër: Qeveria shtyn për 24 shkurt vendimin për zbutjen e masave
Më afër mendsh do të ishte që masat e marra në hapin e fundit të bllokimit, d.m.th. detyrimi për maskë dhe punë nga shtëpia (Home Office), do të hiqen nga rendi i ditës

Këshilli Federal do të marrë një vendim mbi lehtësimin e mundshëm të masave më 24 shkurt dhe jo më 17 shkurt siç ishte paralajmëruar
Të enjten, ministri Alain Berset në gazetën “Le Nouvelliste” ka folur rreth lehtësimit të mundshëm të masave të koronavirusit. Me atë rast ai ka theksuar se Këshilli Federal do të mblidhej më 17 shkurt për të diskutuar se si të veprohet më tutje. S
“Këshilli Federal do të vendosë javën tjetër për veprimin e mëtejmë. Atëherë do të ketë një konsultë me kantonet”, përshkruan procedurën Berset. Vendimet e ardhshme do të merren jo më parë se më 24 shkurt.
Siç shkruan “Tages-Anzeiger”, duke ju referuar burimeve të afërta me qeverinë së shtetit, është e vërtetë se janë planifikuar lehtësime. Sidoqoftë, kushdo që pret se pas kësaj të përfundojë bllokimi, është i gabuar.
Cilat masa do të zbuten?
Siç shkruan gazeta, megjithatë mund të priten disa lehtësime, transmeton albinfo.ch. Është e paqartë se si do të duken saktësisht këto. Më afër mendsh do të ishte që masat e marra në hapin e fundit të bllokimit, d.m.th. detyrimi për maskë dhe punë nga shtëpia (Home Office), do të hiqen nga rendi i ditës, përcjell albinfo.ch. Është gjithashtu e mundur që dyqanet të lejohen të hapin dyert e tyre përsëri.
Presioni politik mbi Këshillin Federal po rritet. Sidoqoftë, Berset njoftoi të enjten se nuk do të jetë e mundur të hiqen të gjitha masat në fund të shkurtit. “Duhet të kemi kujdes. Këshilli Federal e kupton zhgënjimin në popullatë. Këshilli Federal do të dëshironte gjithashtu lehtësimin, kjo është e qartë “.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?