Tematike
Zvicër: Qeveria jep dritën jeshile për vaksinimin e katërt kundër koronës
BAG dhe Komisioni Federal për Vaksinimin po përshtatin rekomandimin e vaksinimit për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar rëndë

Pacientët me rrezik të lartë mbeten në rrezik të madh për t’u sëmurë rëndë me Covid-19. Pavarësisht nëse kanë bërë disa vaksinime, ata nuk mund të krijojnë mbrojtje të mirë imune kundër Sars-CoV-2. Për këtë arsye, BAG dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF) po rekomandojnë tani, për herë të parë, një vaksinim përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar rëndë, shkruan albinfo.ch.
Në një njoftim për shtyp, Zyra Federale e Shëndetit Publik shkruan: “Pacientët me sistem imunitar të dobësuar rëndë vazhdojnë të kenë një rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të rënda nga Covid-19. Pavarësisht vaksinimit të përsëritur kundër Sars-CoV-2, ata nuk mund të krijojnë mbrojtje të mirë imune. Për këtë arsye, BAG dhe EKIF rekomandojnë një vaksinim të dytë përforcues për këtë grup njerëzish. Parakusht për këtë është që një specialist të konstatojë se personi është në gjendjen që i duhet vaksinimi”.
BAG ofron informacion rreth vaksinimeve përforcuese për udhëtarët
Megjithatë, BAG përmbahet nga vaksinimi përforcues për gjithë popullatën. “Aktualisht nuk ka nevojë për vaksinim të mëtejshëm përforcues për popullatën e gjithmbarshme. Sipas të dhënave aktuale, secili që është vaksinuar plotësisht ose është vaksinuar dhe shëruar, është ende i mbrojtur mirë nga sëmundja e rëndë Covid 19”, thuhet në njoftimin e BAG.
BAG dhe EKIF do të japin informacione në lidhje me rekomandimet e tyre të vaksinimit për vjeshtë dhe dimër 2022/23 më së voni përpara pushimeve verore, shkruan albinfo.ch. Ekziston një gamë skenarësh të mundshëm për vjeshtën.
Po hulumtohen mënyra për njerëzit që kanë nevojë për një injeksion përforcues në rast të udhëtimit të ardhshëm në verë ose në vjeshtë për të siguruar qasje në kohë.
Certifikatat lëshohen ende për vaksinat (imunizimet primare, vaksinat përforcuese), për vërtetimin e një infeksioni me një test PCR ose për një rezultat negativ të testit.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës