Lajme

Zvicër: Qeveria furnizon farmacitë me 1.5 milion maska mbrojtëse

Përveç shpërndarësve të mëdhenj, eky kontingjent me 1.5 milion maska ​​mbrojtëse  i është ofruar tani dehe tregtisë së specializuar, për ta bërë shpërndarjen e tyre te popullata

Këshilli Federal furnizon 1.5 milion maska ​​mbrojtëse për farmacitë dhe drogeritë e vendit. Në këtë mënyrë, qeveria e vendit po përmbush kërkesën e bërë më parë të Shoqatës së Farmacistëve të Kantonit të Cyrihut (AVKZ), shkruan srf.ch.

Përveç shpërndarësve të mëdhenj, eky kontingjent me 1.5 milion maska ​​mbrojtëse  i është ofruar tani edhe tregtisë së specializuar, për ta bërë shpërndarjen e tyre te popullata, transmeton albinfo.ch.

“Për kantonin e Cyrihut, kjo do të thotë se që nga javën e ardhshm, maskat ​​mbrojtëse të tipit 2 do të jenë të disponueshme në masë të madhe në farmacitë e këtushme” thuhet në komunikatën e qeverisë.

Dorëzimi barnatoreve u bëhet me çmimin e kostos, (sa ka kushtuar prodhimi) në mënyrë analoge me atë që vlen për shpërndarësit e mëdhenj, por sipas kërkesës, me këshilla të specializuara.

“AVKZ është akoma e bindur se përdorimi i maskave mbrojtëse nga popullata në luftën kundër Covid-19 ka kuptim vetëm në rast se bëhet në mënyrën e duhur dhe është më i ndërlikuar sesa supozohet në përgjithësi”.

Debati mbi mungesën e maskave në treg dhe mbi nevojën ose jo që me to të pajiset popullata ka qenë shumë i pranishëm në mediat zvicerane gjatë gjithë këtij muaji, shkruan albinfo.ch.

Sipas qeverisë, vënia e maskave mbrojtëse nuk luan ndonjë rol me peshë në mbrojtjen nga infektimi me koronaviorus. Ndërsa kritikët sulmojnë qeverinë me pretekstin se ajo në këtë mënyrë po e fsheh mungesën e numrit të mjaftueshëm për gjithë popullatën,të maskave mbrojtëse në depo.