Lajme
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des Generals" së bashku me përkthyesen e saj, Loreta Schillock

Të premten (nesër) më 26 prill, në Cyrih bëhet promovimi i romanit të përkthyer në gjuhën gjermane “Die Töchter des generals” (Titulli i origjinalit: “Bijat e gjeneralit”) i autores së njohur nga Shqipëria, Mimoza Hysa.
Shtëpia botuese Anthea Verla”, Berlin fton libërdashësit të jenë të pranishëm në një mbrëmje me lexim dhe bisedë me autoren Mimoza Hysa, shkruan albinfo.ch. Moderimi dhe përkthimi do të bëhet nga përkthyesja e njohur, Loreta Schillock
Autorja shqiptare, Mimoza Hysa, e cila ka fituar çmime të shumta letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, prezanton romanin e saj të sapobotuar “Vajzat e gjeneralit” së bashku me përkthyesen e saj, Loreta Schillock. Libri u botua në mars 2024 nga Anthea Verlag Berlin.
Në qendër të romanit “Bijat e gjeneralit” është historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ato ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin “me kleçkë” në biografi. Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin.
Organizator: Anthea Verlag Berlin
Kontribuesit: Vaxhid Sejdiu me LAPSH “Naim Frashëri” dhe Biblioteka e PBZ Hardau
Koha: E premte, 26 prill, ora 19:30, hyrje pa pagesë
Vendi: Biblioteka e PBZ Hardau
Adresa: Norastrasse 20, 8004 Cyrih, Zvicër
Telefoni: 41 44 204 98 40
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave Qeveria zvicerane ka miratuar një paketë masash për të mbrojtur pagat zvicerane, nëse marrëveshjet e reja...
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet
-
Euroaeroporti i Bazelit tani po “sulmon” aeroportin e Cyrihut
-
Zvicra do të marrë pjesë në Paktin Evropian të Migracionit, njofton Këshilli Federal
-
Zvicra intensifikon bashkëpunimin e saj me NATO-n për të forcuar mbrojtjen