Kosova

Zvicër: Presidentja Osmani ka takuar homologun nga Mali i Zi, Jakov Milatovic

Osmani: Folëm për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin që ka pasur me homologun nga Mali i Zi, Jakov Milatovic, përcjell albinfo.ch.

Osmani ka thënë se në këtë takim me Milatovicin në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën kanë folur për rëndësinë e ruajtjes së aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka shkruar Osmani.

Samiti për Ukrainën do të mbahet me 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit dhe do t’i mbledh liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.