Lajme
Zvicër: Policia arreston katër të dyshuar për terrorizëm
Prokuroria federale ka njoftuar sot se katër persona janë arrestuar në kantonet Vaud dhe Neuchâtel, nën dyshimet për terrorizëm. Më parë ishin kryer kontrolle në shtatë shtëpi, me qëllim luftën kundër kundër terrorizmit, shkruan Blick.ch, përcjell albinfo.ch.
Sipas Prokurorisë Federale, personat e arrestuar akuzohen për akte të ndryshme mbështetjeje në favor të një grupi terrorist.
Procedimi penal, i cili u hap nga janari i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2022, po vazhdon kundër të gjithë të akuzuarve teksa thuhet se në kuadër të procedurës, Prokuroria e Përgjithshme është në kontakt me disa vende të tjera.
Sipas njoftimit për media, të gjithë të akuzuarit janë shtetas sirianë – 28, 49, 53 dhe 57 vjeç. Dy prej tyre kishin jetuar në kantonin Vaud derisa u arrestuan ndërsa dy të tjerët ishin në strehimore për azil në kantonet Vaud dhe Neuchâtel.
Ata akuzohen për shkelje të ndalimit të grupeve Al Kaeda dhe Shteti Islamik dhe organizatave të ngjashme. Në mënyrë të veçantë, njëri nga të akuzuarit dyshohet se mbështeti një grup terrorist të lidhur me degën e atëhershme siriane të Al-Kaedës, Jabhat Al-Nusra.
Personat e arrestuar do të sillen në prokurorinë federale dhe do të merren në pyetje ndërsa raportohet se pas kësaj, do të merret një vendim për çdo kërkesë për paraburgim.
Nga zyra e prokurorit federal nuk janë dhënë informacione të mëtejshme derisa të lejojë statusi i procedurës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra