Lajme

Në Zvicër mund të vijnë më shumë refugjatë ukrainas se sa ishte parashikuar

Sipas një raporti nga NZZ am Sonntag, Zvicra mund të përfundojë duke pranuar shumë më tepër refugjatë ukrainas sesa vlerësuan fillimisht autoritetet qeveritare. Sistemi arsimor do të duhet të përshtatet, përcjell albinfo.ch.

Kombi alpin pritet të përjetojë fluksin më të madh të refugjatëve në dekada, vëren e përjavshmja në gjuhën gjermane në edicionin e saj të së dielës.

Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter. llogariti se 50,000 refugjatë mund të arrijnë në Zvicër deri në qershor. Por, autoritetet kantonale të ngarkuara me trajtimin e të ardhurve të rinj presin që deri në 300,000 refugjatë të arrijnë në Zvicër deri në fund të vitit.

Nga 500 deri në 1000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Zvicër çdo ditë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, përcjell tutje albinfo.ch.