Shkurt.ch

Zvicër: Përkeqësohet entuziazmi i konsumatorëve

Për shkak të lajmeve të dendura dhe të zymta, banorët zviceranë tregohen pesimistë këtë verë. Indikatori i klimës së konsumatorëve i llogaritur nga  SECO ka rënë deri në  -17 pikë në korrik, ndërsa ai ishte ende në -1 në prill dhe 10 në janar.

Pritjet lidhur me të ardhmen e ekonomisë dhe trendet e papunësisë paraqiten shumë më pak të favorshme se në prill, tha të martën Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) në studimin e tij tremujor.

Shkaqet e këtij degradimi janë të shumta, thotë kreu i sektorit ekonomik SECO: kriza e borxhit publik në zonën e BE-së dhe të SHBA-së, rritja e frangut, trazirat në tregjet financiare apo fatkeqësitë që ndodhen në Japoni kanë ndikuar me siguri në zbritjen e entuziazmit të konsumatorëve.