Lajme
Zvicër: Pediatërit bëjnë thirrje për masa kundër mungesës së barnave
“Prodhimi dhe ruajtja e pamjaftueshme e barnave bazë për fëmijët, shkel këtë të drejtë”, thanë ata
Barnat për fëmijët dhe adoleshentët janë në mungesë në gjithë Evropën, paralajmërojnë shoqatat e pediatërve në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë dhe Itali. Ata u bëjnë thirrje ministrave të shëndetësisë që të adresojnë mungesën e konsiderueshme shpejt, me besueshmëri dhe përgjithmonë.
Ata e bënë kërkesën me letra të hapura për ministrat e tyre përkatës të shëndetësisë, tha Shoqata Zvicerane e Pediatërve. Letra zvicerane i drejtohej Alain Berset, shkruan Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
“Vetëm disa vite më parë ishte e paimagjinueshme që shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë do të rrezikohej përgjithmonë nga mungesa akute në disponueshmërinë, për shembull, të antibiotikëve, antipiretikëve dhe qetësuesve të dhimbjeve, ilaçeve dhe vaksinave për astmën”, shkruan ata.
Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për ilaçe relativisht të pakta dhe relativisht të lira, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të këmbyeshme me ilaçet për të rriturit, shpjeguan ata. “Mungesat do të nënkuptonin që trajtimet nuk mund të kryheshin më në një mënyrë të përshtatshme për fëmijët dhe në përputhje me udhëzimet e terapisë.”
Pediatërit zviceranë theksuan gjithashtu Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, ku e drejta e fëmijëve për standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit është sanksionuar.
“Prodhimi dhe ruajtja e pamjaftueshme e barnave bazë për fëmijët shkel këtë të drejtë”, thanë ata.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












