Lajme

Zvicër: Pas sezonit të verës, lopët nga kullotat kthehen në shtallë

Parada e lopëve zvicerane, një ngjarje tradicionale

Lopët zvicerane po e ‘pushtojnë’ internetin prapë me dekorimet e tyre interesante për shumë njerëz. Kësaj radhe, do t’ i dalloni lopët e dekoruar dhe paraqitura nëpër rrugët e Zvicrës.

Parada e lopës alpine është një ngjarje tradicionale që zhvillohet çdo vjeshtë në gjithë Zvicrën. Pasi e kaluan verën në livadhe, lopët alpine zbresin nga malet dhe fushat, në hambar (shtëpitë) dhe bëjnë të njohur prezencën e tyre para shumë turistëve në rrugë, transmeton albinfo.ch.

Për çdo vit bëhet parada e lopës alpine në muajt e pare të pranveres dhe atë të vjeshtës. Në vjeshtën e vonë lopët kthehen në fermat e tyre, për të kaluar dimrin brenda rrethojave në fermat zvicerane.

Ndërkohë, në stinën e pranverës, bëhet sërish parada e tyre, ato ngjiten drejt kullotave në Alpe dhe qëndrojnë deri në vjeshtë në ambiente të jashtme, transmeton tutje albinfo.ch.

Pixel-mixer