Lajme
Zvicër: Parlamenti ‘shtrëngon’ ligjin kundër pastrimit të parave
Ligjvënësit zviceranë kanë rënë dakord të rishikojnë ligjin e pastrimit të parave, por kanë hedhur poshtë rregullat e reja për avokatët, noterët dhe këshilltarët e tjerë.
Të mërkurën, parlamentarët paraqitën ndryshimet e tyre të mbetura në rishikimin e Aktit Kundër Pastrimit të Parave. Mazhoranca e krahut të djathtë mbizotëroi me reforma më modeste nga sa kishin shpresuar shumë deputetë të majtë. Në fund të fundit, të dy palët ranë dakord se disa reforma ishin më të mira se asnjë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Sipas rishikimit, ndërmjetësuesve financiarë tani do t’u kërkohet të verifikojnë identitetin e klientëve, të regjistrojnë cilat shërbime u janë ofruar atyre dhe të sqarojnë historikun dhe qëllimin e tyre. Asociacioneve që mbledhin ose shpërndajnë fonde jashtë vendit për qëllime bamirësie – të cilat mund të ekspozohen ndaj një rreziku në rritje të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave – do të kërkohet gjithashtu që të jenë më transparente.
Një rishikim tjetër kryesor është raportimi i aktivitetit të dyshimtë. Parlamenti ra dakord që bankat janë të detyruara të informojnë Zyrën e Raportimit të Pastrimit të Parave Zvicër (MLROS) kur ata kanë ndonjë “dyshim të bazuar” për fondet kriminale, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














