Lajme
Zvicër: Pa punën me orar të shkurtuar, papunësia do të shkonte mbi 20%
Megjithatë, kjo punë ka gllabëruar miliarda. Deri në fund të gushtit, në arkat e papunësisë qeveria ka derdhur 6.7 miliardë franga
Pa instrumentin e punës me orar të shkurtër, shkalla e papunësisë në Zvicër do të ishte rritur përkohësisht gjatë krizës së koronavirusit për më shumë 20 për. Kjo rezulton nga një “vlerësim i përafërt” që ka bërë Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco), shkruan sda.ch.
Vlerësimi në fjalë lidhet me njoftimin e publikuar sot se shkalla e papunësisë gjatë gushtit është rritur në 3.3% nga 3.2% sa ishte në korrik 2020, gjegjësisht 2.1% sa ishte në gushtin e vitit 2019.
Boris Zürcher, Shef i Drejtorisë së Punës në Seco, ka vendosur kuotat përkatëse për muajt mars dhe prill në “mbi 10 për qind” (në vend të 2.9%) rsp. në “më shumë se 20 për qind” (në vend të 3.3%), transmeton albinfo.ch. Më pas, në qershor kjo normë e vlerësuar ka rënë përsëri në 8 për qind.
“Puna me orar të shkurtër ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme në mos lejimin e shpërthimit të papunësisë”, është shprehur Zürcher. Megjithatë, kjo punë ka gllabëruar miliarda, ka pranuar ai. Deri në fund të gushtit, në arkat e papunësisë qeveria ka derdhur 6.7 miliardë franga.
Në disa degë ekonomike, përqindja e punës me kohë të shkurtër është akoma e lartë, për shembull në qershor ishte 32 për qind në degën e turizmit dhe rreth 20 për qind në industrinë e prodhimit. Megjithatë, Zürcher thotë se trendi është në rënie.
Kjo tregohet edhe nga numri i regjistrimeve për punë me orar të shkurtë, të aprovuara paraprakisht. Sepse ata që kanë aplikuar për punë me kohë të shkurtër në muajin mars është dashur të paraqisnin një kërkesë të re për zgjatjen e saj, në muajin gusht, përcjell albinfo.ch.
Për shtator, sipas Zürcher, puna me kohë të shkurtër u është aprovuar vetëm 422,100 punonjësve, që korrespondon me rreth 8 për qind të të punësuarve. Në kulmin e krizës leje të tilla ishin dhënë për 1.9 milion punëtorë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?