Shkurt.ch

Zvicër: operacioni i parë i foshnjës në trupin e nënës

Në Spitalin Universitar të Cyrihut janë operuar për herë të parë në Zvicër, në dy raste fetuset ose fëmijët e palindur në barkun e nënave të tyre.

Të dy operacionet kanë rrjedhur mirë dhe pa probleme, kanë njoftuar për mediet zvicerane Spitali i fëmijëve respektivisht spitali universitar i Cyrihut. Në të vërtetë operacionet janë kryer njëri në fund të vitit të kaluar dhe tjetri në mesin e këtij viti, por opinioni është njoftuar tash.

Te rasti i parë, fëmija tashmë ka lindur ndërsa te i dyti, ai është pak para lindjes.

Operacione të tilla deri më tash janë realizuar vetëm në SHBA. Sipas ekspertëve amerikanë operacioni në fetus ose në trupin e nënës përmirëson motorikën e fëmijës, kur ai të ketë lindur.