Lajme
Zvicër: Numrat e rasteve po ulen për shkak se ka më pak pushues që kthehen
Samia Hurst, nënkryetare e Task Forcës Kombëtare të Shkencës Covid-19: "Pranimet në spital të njerëzve të infektuar gjatë pushimeve janë ulur"
Një zhvillim pozitiv që po vërehet këto dy javët e fundit në Zvicër është rënia e numrit të infeksioneve me Covid-19.
Si në raportimet me baza ditore nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ashtu dhe në raportiumet e mediave ulja e numrave është një lëvizje që nuk mbetet pa u vënë re.
Kështu ishte edhe në konferencën e sotme për shtyp që u mbajt në Bernë nga specialistët e fushës .
Samia Hurst, nënkryetare e Task Forcës Kombëtare të Shkencës Covid-19, pati këtë shpjegim rreth këtij zhvillimi: “Numri i rasteve, i cili ka rënë gjatë javës së fundit, mund t’u atribuohet dy arsyeve, transmeton albinfo.ch.
Nga njëra anë, pranimet në spital të njerëzve të infektuar gjatë pushimeve janë ulur. Nga ana tjetër, numri i njerëzve të infektuar në Zvicër mbeti i njëjtë”, pra, nuk është rritur.
Numri i rasteve ndoshta do të rritet përsëri në vjeshtë, ka theksuar Hurst.
“Por mbrojtja nga vaksinimi mbetet e lartë edhe në sa i përket variantit delta. 9 nga 10 shtrimet në spital mund të parandalohen me një mbrojtje të plotë, përmes vaksinimit”, ka thënë ajo
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën