Lajme
Zvicër, nga nesër turistët nga Kosova dhe Maqedonia mund të hyjnë vetëm nëse janë të vaksinuar
Nga e hëna, turistët nga Kosova dhe Maqedonia do të lejohen të hyjnë në Zvicër vetëm nëse janë vaksinuar.
Zvicra shtrëngon masat e hyrjes në vend – të paktën për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ambasada zvicerane në Kosovë njoftoi lidhur me këtë në llogarinë e saj në Facebook.
Nga e hëna do të ketë rregullore të reja të hyrjes për qytetarët e të dy vendeve.
Hyrja në Zvicër mund të bëhet si zakonisht me vizë. Por, qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara.
Vetëm rastet e “nevojave ekstreme” lejohen.
Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, vdekjet e të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet, konsiderohen si “nevoja ekstreme”.
Sigurisht, rregullorja nuk zbatohet për shtetasit kosovarë ose të Maqedonisë së Veriut që kanë leje qëndrimi në Zvicër.
Zvicra po reagon ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në të dy vendet e Ballkanit dhe faktit se pas pushimeve verore shumë njerëz të kthyer nga atje erdhën në Zvicër të infektuar me korona.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’