Shkurt.ch
Zvicër: Nga korriku, heroina me recept!
Mirëpo, ata pacientë që duan të pranohen për trajtim me heroinë duhet tu nënshtrohen rregullave shume të ashpra
Qeveria Federale ka futur në fuqi ligjin e revizionuar mbi mjetet narkotike. Dhe, bazuar në ndryshimet e bëra në këtë ligj, mjekët, duke filluar nga 1 korriku, do të kenë mundësi që pacientëve të tyre me varësi nga droga, t`ua përshkruajnë, mes barnave tjera edhe heroinën!
Populli i Zvicrës në një referendum të mbajtur në nëntor të vitit 2008 e kishte miratuar me shumicë votash revizionimin e ligjit.
Me ligjin që ende është në fuqi kultivimi dhe tregtia me kanabis janë të ndaluara. Mirëpo ekziston mundësia që të aplikohen barna që kanë bazë kanabisin. Ndërsa përshkrimi i heroinës nga mjeku për rastet më të rënda të varshmërisë, ndonëse aplikohet që nga viti 1994, do të jetë konform ligjit vetëm nga 1 korriku i këtij viti.
Mirëpo, ata pacientë që duan të pranohen për trajtim me heroinë duhet tu nënshtrohen rregullave shume të ashpra, ka njoftuar departamenti për punë të brendshme. Në trajtim të tillë do të pranohen vetëm rastet te të cilët të gjitha trajtimet tjera kanë mbetur pa rezultat ose gjendja shëndetësore e të cilëve nuk lejon mundësi tjera.
Po ashtu, me ligjin e ri është ashpërsuar kriteri për të rinjtë. Ata që u japin mjete narkotike të rinjve do të pësojnë dënime më të rënda se deri më tash.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq