Lajme

Zvicër: Nëse sirianët detyrohen të largohen nga Zvicra, ekonomia mund të vuajë

Sektorët e kujdesit shëndetësor dhe hotele/restoranti kanë frikë se do të goditen nga mungesa e personelit në rast të një largimi të detyruar të refugjatëve sirianë.

Ky është një skenar realist, sepse pas rënies së fundit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, qeveria zvicerane tha se po i lë në pritje kërkesat për azil nga ai vend “deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Dhe nuk është ende e qartë nëse ata që tashmë kanë marrë azil në Zvicër, do të mund të qëndrojnë.

Nga rreth 28,000 refugjatë sirianë në Zvicër, gati gjysma (46 për qind) kanë punë – kryesisht në sektorin shëndetësor, restorante dhe hotele – dhe largimi i tyre do të linte boshllëqe punësimi që do të ishte e vështirë të plotësoheshin. /The Local