Lajme
Zvicër: Në aksionin kundër ithtarëve të ISIS-it, arrestohet kosovari recidivist
Njëri nga të akuzuarit me moshë madhore mësohet se është një person tani 21-vjeçar me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për E.L*., i cili së bashku me motrën e tij, të dy atëbotë të mitur, në vitin 2014 kishin shkuar nga Winterthuri në Siri për t`iu bashkuar ISIS-it

Sot në tri kantone të Zvicrës, në Cyrih, Bernë dhe Schaffhausen, janë zhvilluar kontrollime dhe bastisje të shkallës së gjerë të shtëpive me motiv dyshimet për terrorizëm. Këtë njoftim e ka dhënë për media Prokuroria Federale, shkruan srf.ch.
Sipas saj, janë duke u zhvilluar hetime penale ndaj njëmbëdhjetë personave, gjashtë nga të cilët, të moshës madhore. Ata akuzohen se kanë mbështetur organizata të ndaluara në Zvicër si Al-Kaida ose ISIS-i.
Njëri nga të akuzuarit me moshë madhore mësohet se është një person tani 21-vjeçar me prejardhje nga Kosova. Bëhet fjalë për E.L*., i cili së bashku me motrën e tij, të dy atëbotë të mitur, në vitin 2014 kishin shkuar nga Winterthuri në Siri për t`iu bashkuar ISIS-it, shkruan albinfo.ch. Pas dy vjetësh ata ishin kthyer, ndërsa rreth një vit më parë janë dënuar nga gjykatat e këtushme me 11 muaj, gjegjësisht dhjetë muaj burgim me kusht.
Rasti i tyre ka bërë jehonë të madhe në shtypin zviceran, i cili ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me indoktrinimin e tyre kryesisht në xhaminë famëkeqe “An Nur” të Winterthurit, shkruan albinfo.ch. Po ashtu mediat kanë njoftuar se prindërit e dy të përmendurve kishin shkuar në Turqi dhe në Siri për t`i kthyer fëmijët e tyre.
Gjatë kohës sa rridhte dënimi i tyre me kusht, 21-vjeçari ka vazhduar propagandën për ISIS-in dhe për këtë arsye është arrestuar në kaudrin e aksionit në fjalë të autoriteteve zvicerane.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Fermerët përdorin pesticide të ndaluara: Qeveria federale forcon kontrollet Për të luftuar përdorimin e paligjshëm të pesticideve, qeveria federale do të financojë 1000 analiza laboratorike...
-
Qëndrimi në Bazel gjatë Eurovisionit do të kushtojë shumëfish më shumë
-
Rritet numri i mjekëve të huaj në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër