Kosova
Zvicër: Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria
Studentët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë do të mund të aplikojnë deri më 9 tetor në Konkursin e Fondacionit Vildana, ku do të ndahen bursa që financohen nga mërgata shqiptare e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
“Bursa në VILDANA-Foundation është një nga privilegjet më të larta që një student mund ta arrijë. E gjithë kjo falë një ekipi profesional mjaft serioz që punojnë në të dhe falë mbështetjes tejet humane të donatorëve, përkatësisht mërgatës shqiptare në Zvicër, të cilët me plot përkushtim po investojnë në transformimin e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.
Konkursi është i hapur për studentët që ndjekin studimet në universitet publike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
“Të gjitha aplikimet për bursa i nënshtrohen një procedure të përzgjedhjes që duhet t’i përmbajë këto elemente: Të dhënat personale të studentit; Letër motivimi; CV dhe Certifikatat (1. Transkripta e notave & 2. Vërtetimi për statusin e studentit)”, sqarohet në Konkurs.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik