Lajme

Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera

Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), ndërsa pesë raste për 100,000 banorë u regjistruan në mes të dhjetorit, kishte tashmë 12 për 100,000 në javën e fundit të vitit – dhe numri vazhdon të rritet, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, numri real ka të ngjarë shumë më i lartë pasi jo të gjithë ata që janë të sëmurë konsultohen me një mjek, kështu që shumica e rasteve nuk raportohen.

Paralelisht, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me viruse të frymëmarrjes ose ftohje të rënda, shkruan thelocal.

Një zhvillim i vërejtur në javët e fundit është se simptomat e ftohjes duket se zgjasin më shumë se zakonisht, me simptoma që shpesh vazhdojnë deri në katër javë.

Shkaqet e sakta të këtyre simptomave afatgjata janë të paqarta, por ekspertët dyshojnë se viruset po ndryshojnë ose se sistemi imunitar i njerëzve është dobësuar.