Lajme

Zvicër: Më pak viza për qytetarët rusë

Ministrja e Drejtësisë e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, foli në favor të shtrëngimit të kushteve për pranueshmërinë e vizave për qytetarët rusë, duke favorizuar një qasje më kufizuese.

Ajo tha se Sekretariati për Migracionin (SEM) tashmë është në proces të hetimit të kësaj çështjeje dhe përcaktimit se sa viza u janë dhënë deri më tani shtetasve rusë që aktualisht ndodhen në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë se edhe Zvicra është shprehur në favor të sanksioneve ndaj Rusisë, ashtu si shumë shtete evropiane.