Lajme
Zvicër: Më pak borë, më pak vdekje në male

Dhjetë persona humbën jetën në Zvicër gjatë këtij dimri si pasojë e ortekëve, sipas bilancit të fundit të publikuar nga Instituti Zviceran për Kërkimin e Borës dhe Ortekut (SLF) në Davos. Ky numër është dukshëm më i ulët se mesatarja e 20 viteve të fundit, e cila kap shifrën e 19 viktimave në sezon, shkruan RTS.
SLF njoftoi të martën se nga 1 tetori 2024 deri më 14 prill 2025, janë regjistruar gjithsej 216 persona të prekur nga ortekët – një rritje e lehtë krahasuar me mesataren shumëvjeçare prej 205 personash. Megjithatë, numri i viktimave mbeti relativisht i ulët. Nëntë ortekë shkaktuan këto dhjetë viktima: pesë në kantonin Graubünden, katër në Valais dhe një në Obwalden, transmeton albinfo.ch.
Sipas SLF, faktorët që ndikuan në këtë bilanc më të lehtë janë ortekët më të hollë e më pak të rrezikshëm krahasuar me vitet e tjera, mungesa e ngjarjeve me shumë viktima, si dhe ndërhyrjet efektive të ekipeve të shpëtimit. “Ishim shumë me fat këtë vit,” thuhet në raport.
Gjatë periudhës së raportuar, u regjistruan 172 ortekë që shkaktuan dëme në njerëz ose pronë. Nga këto, 156 u shkaktuan nga vetë njerëzit – një tregues i rëndësishëm për nevojën e vazhdueshme për ndërgjegjësim dhe kujdes në zonat malore, shkruan RTS.
Vetëm 21 ortekë shkaktuan dëme materiale deri më 14 prill, shumë më pak se mesatarja prej 84 rasteve të raportuara zakonisht deri në fund të shtatorit. Vlerësimi përfundimtar për këtë pikë do të bëhet në fund të shtatorit 2025.
Dimri 2024/2025 u karakterizua gjithashtu nga mungesa e borës dhe temperaturat e larta. SLF e rendit këtë dimër ndër 10 më të butët që nga fillimi i matjeve në vitin 1864. Më së shumti u prekën Alpet lindore të Zvicrës, ku reshjet ishin veçanërisht të pakta mes nëntorit 2024 dhe prillit 2025.
Edhe pse sezoni nisi me reshje bore në tetor në lartësitë mbi 3000 metra dhe një episod të jashtëzakonshëm bore në fund të nëntorit që solli “Krishtlindje të bardhë”, dimri në tërësi solli reshje “shumë nën mesatare”. Për shembull, në Weissfluhjoch mbi Davos, në mes të prillit u regjistruan vetëm 121 centimetra borë – më pak se gjysma e normales prej 218 centimetrash. Sipas SLF, kjo është sasia më e ulët që nga prilli i vitit 1972, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë të mos...
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
-
Lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët, një histori besimi dhe shprese
-
Shqiptari nga Kosova emërohet zv.drejtor për video në Associated Press në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i Helvetia dhe Baloise: Çfarë duhet të presin punonjësit dhe klientët tani? Një marrëveshje e madhe është në horizont në qendrën financiare të Zvicrës: Kompanitë e sigurimeve Helvetia...
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin
-
Posta zvicerane shkruan histori: Letra e sigurt elektronike po vjen për të gjithë
-
Donald Trump ushtron presion mbi universitetet zvicerane